Haradinaj: Rohan, miku që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të Kosovës

  • 05 June 2019 - 17:45
Haradinaj: Rohan, miku që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Albert Rohan.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë që Rohan ishte një “figurë e shquar” që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të Kosovës.

“Kosova sapo humbi një mik të saj. I pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish diplomatit austriak, Albert Rohan, një figurë e shquar që u angazhua për të drejtën e vendit dhe të popullit tonë e që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të saj. Prehu në paqe mik i Kosovës Albert Rohan”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)