Akuzë serioze: Ja kush është bashkëpunëtori i shërbimeve sekrete serbe!

  • 06 June 2019 - 07:38
Akuzë serioze: Ja kush është bashkëpunëtori i shërbimeve sekrete serbe!

“Thaçi po takohet me Vuçiqin në shtetin mik të Serbisë, i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe lufton bashkë me Serbinë kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Loja e Thaçit për vazhdimin e pazareve me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës është tepër e tejdukshme’, tha ish-zyrtar i lartë i LDK-së, Adem Salihaj, për "Kosova Sot Online”

Takimi i rradhës i presidentit Thaçi dhe atij serb Vuqiq nga prizmi i vlerësimit dhe gjykimit të zyrtarit të LDK-së Adem Salihaj, shihet me dyshim dhe mos besim shumë të madh, sidomos kur mbahen në një vend mik të Serbisë, Sllovakia, vend që akoma nuk e ka njohur Kosovën dhe lobon kundër njohjeve të reja të shtetit të Kosovës dhe këtu gjithsesi mundë të kurdisen ndonjë version tjetër tinëzar e lojës për shkëmbimin e territoreve, respektivisht ndarjen.

Image

“Thaçi po takohet me Vuçiqin në shtetin mik të Serbisë, i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe lufton bashkë me Serbinë kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Loja e Thaçit për vazhdimin e pazareve me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës është tepër e tejdukshme. Vuçiqi i ka thënë shumë qartë Thaçit se varet prej serbëve dhe të mos i sjell në situatë që t'ia thonë atë që nuk do. Ky është kërcënim i hapur dhe tregon se Thaçin e ka në dorë Serbia”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.


 

Ish zv.kryeministri Salihaj dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës thotë se edhe në bazë të reagimeve tepër të pa kontrolluara e të pa sinkronizuara të Hashim Thaçit, po shihet që Gjykata speciale i rri mbi kokë prandaj ai po mundohet ta gjej një apo një mënyrë tjetër që të shpëtoj lëkurën e tijë, qoftë dhe duke dhuruar tokë Kosove në favor të Serbisë sepse edhe ashtu ai me disa indikacione duket që është shantazhuar thellë dhe shndërruar në Spiun, të shërbimit sekret serb.

“Sipas asaj që po shihet, nuk janë vetëm dosjet e krimeve të Thaçit, me të cilat e shantazhojnë, por aty ka edhe diçka tjetër, ka shumë gjasa që Thaçi do të dalë bashkëpunëtorë i drejtpërdrejt i shërbimeve sekrete serbe dhe për një kohë të gjatë ka punuar për ta”, tha Adem Salihaj. Ai thotë se shkarkimi nga kjo pozitë do të ishte shpëtimi i vendit, ndryshe përgjegjësia bie mbi të gjitha institucionet.

“Se institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre kanë hile të shumta dhe nuk punojnë për interesat e Kosovës, tregon më së miri fakti se e lënë Thaçin ende president, duke ia mundësuar kështu të bëjë pazare shumë të rrezikshme me tokën e Kosovës’, theksoi Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)