Ja si funksionon hajnia dhe krimi i organizuar në Kosovë!

  • 06 June 2019 - 07:45
Ja si funksionon hajnia dhe krimi i organizuar në Kosovë!

“Duhet çmontuar i gjithë ky sistem korruptivo-kriminal. Kjo duhet të fillohet nga drejtësia, sepse drejtësia në Kosovë është drejtësi thellësisht politike, mbulojë dhe mburojë e politikës,të zullumeve, krimeve dhe vjedhjeve të saj, dhe automatikisht edhe krimeve e të korrupsionit të vetë gjyqësorit, të gjyqtarëve e prokurorëve të sistemit”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”

Ngecja e Kosovës në sundimin e ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, shihet së një nga dështimet kryesorë prej nga rezulton edhe mungesa e zhvillimit ekonomik dhe të demokracisë së re kosovare, këtë analizë të shkurtët por të saktë e jep eksperti i së drejtës Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

{}

Sipas Kapitit, nëntoka kriminale ka tanimë ka dalë haptazi dhe është mbi tokë, nuk ka pse të maskohet as të fshihet, por madje ajo madje është ngritur lart edhe në majat e pushtetit, të piramidës kriminale e korruptive. “Ajo nuk vepron nën rrogoz , por vepron hapur dhe madje guximshëm ,sepse ajo ka kapur politikën , pushtetin ,ligjin dhe drejtësinë. Kjo quhet mafio oligarki, që do të thotë se oligarkët e pushtetit e të politikës janë mafio - oligarkia”, tha Kapiti për "Kosova Sot Online”.

Image


"Dhe duke qenë e shtrirë në këtë nivel, kjo lidhje e mafies", sipas Skënder Kapitit, "merr edhe primatin e kontrollit dhe drejtimit mafioz të shtetit, prandaj duhet që sa më shpejtë të shpartallohet dhe të defaktorizohet".“Ajo zgjedh, vendos e kontrollon gjithçka , politikën, pushtetin , sistemin e drejtësisë, administratën etj. Pra, duhet çmontuar i gjithë ky sistem korruptivo-kriminal. Kjo duhet të fillohet nga drejtësia, sepse drejtësia në Kosovë është drejtësi thellësisht politike, mbulojë dhe mburojë e politikës,të zullumeve, krimeve dhe vjedhjeve të saj, dhe automatikisht edhe krimeve e të korrupsionit të vetë gjyqësorit, të gjyqtarëve e prokurorëve të sistemit”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)