Përgjimet në “BILD”/ Avdylaj i kërkon kandidatit të PS heqjen e gjobës: Thuj o by* q** ke vënë 5 mln, se nuk është Vangjushi, është me Edin në Zvicër

  • 06 June 2019 - 08:47
Përgjimet në “BILD”/ Avdylaj i kërkon kandidatit të PS heqjen e gjobës: Thuj o by* q** ke vënë 5 mln, se nuk është Vangjushi, është me Edin në Zvicër

Gazeta e njohur gjermane “BILD” ka publikuar sot një seri përgjimesh të reja mes  Astrit Avdylajn, kreun e bandës kriminale të Shijakut, kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, si dhe me zyrtarë të Partisë Socialiste.

Në këtë përgjim dëgjohet komunikimi mes Astrit Avdylajt dhe kandidatit te PS-se per Shijakun, Elton Arbana.

“Me një ton të irrituar të zërit, ai i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit po i vendos gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durrësit) për t’i kërkuar që të ndalojë kjo, pasi kryebashkiaku i Durrësit është me Edi Ramën në Zvicër në një udhëtim”, shkruan Bild.

“Kur Arbana pretendon se nuk ka autoritetet për shkak se e kanë hequr nga posti në Inspektoratin e Ndërtimit, bosi i krimit, Avdylaj këkon që ai t’u telefonojë inspektorëve, të ndalojnë gjobën, të kërkojnë ndjesë, përndryshe do e bëjë vetë. Në fund, kreu i PS në Shijak pranon dhe i thotë Astrit Avdylajt se ai do i telefonojë dhe do u thotë të kujdesen për ‘problemin’,” shkruan më tej Bild.

PERGJIMI

Elton Arbana: Astrito?

Astrit Avdylaj: Si ja çove?

Elton Arbana: Ça bone, si ja kalove?

Astrit Avdylaj: Mirë si jeni?

Elton Arbana: Mirë, ça bëhet, si ke qenë?

Astrit Avdyli: Vallai mirë.. ti?

Elton Arbana: Hajt mo mirë, ja tu lujt letra me çunat këtu.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin apo jo?

Elton Arbana: Urdhëro…

Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?

Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?

Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…

Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë

Astrit Avdylaj: Eeee.

Elton Arbana: Po e njof.

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.

Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?

Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, ështe me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu

Elton Arbana: S’ka ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Elton Arbana: Domethënë kujt i ka vënë, që ti them i ke vënë këtij personi

Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj.  Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.

Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.

Astrit Avdyli: Unë nuk e di o vëlla. Kush, kur si qysh tek?

Elton Arbana: Më hoqën pra. Unë isha tek INUK edhe ndërhyna për këto gjëra, edhe më shkarkuan.

Astrit Avdyli: Unë nuk e di, por ma lajmëro një çik këtë. Thuj që ke bërë gabim që ke shkuar aty në fermë, se është Vangjushi sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë s’kam ku me e ashtu…

Elton Arbana: E marr unë direkt tashti

Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit.

(Kosova Sot Online)