Nis takimi i Haradinajt në Bundestag

  • 06 June 2019 - 09:10
Nis takimi i Haradinajt në Bundestag

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Përveç kancelares, ai tashmë gjendet në takim me Grupin Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, raporton Express

Takimi i Haradinajt ka filluar në orën 08:30 dhe pritet të zgjasë 1 orë. Në këtë takim po marrin pjesë Josip Juratovic nga SPD, Fridrich Ostendorff-Grune, Nezahat Baradari nga SPD dhe deputetë të tjerë, pjesë e grupeve parlamentare në Bundestag.

Siç deklaroi vet Haradinaj, këto takime kanë për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.             

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake. Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

(Kosova Sot Online)