“Ndërkombëtarët e thonë hapur; Shqipëria e ka humbur luftën. Aty qeveris mafia”- Intervista e plotë e gazetarit të Bild: Ku i mora përgjimet

  • 06 June 2019 - 09:14
“Ndërkombëtarët e thonë hapur; Shqipëria e ka humbur luftën. Aty qeveris mafia”- Intervista e plotë e gazetarit të Bild: Ku i mora përgjimet

Gazetari gjerman i “Bild” që sot shkaktoi “furtunë” në Tiranë me publikimin e përgjimeve për grupin kriminal të Avdylajve dhe bisedat e tyre me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe jo vetëm, thotë se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe ata gjermanë thonë krejt hapur dhe qartë se në Shqipëri qeveris mafia. Gazetari i BILD ka folur sot për Desada Metajn dhe emisionin Opinion ne Tv Klan. 

Peter Tiede flet për vërtetësinë e përgjimeve, për rolin që do të kenë ato në Gjermani për hapjen e negociatave dhe një sërë pikëpyetjesh të tjera.

Ai thotë gjithashtu se drejtorët e klinikave spitalore në vend janë detyruar të lëshojnë raporte për lirimin e kriminelëve nga burgjet.

Intervista e plotë e Peter Tiede për Opinion:

Përgjimet audio qe ju keni publikuar ne Bild kane shkaktuar një furtunë të vërtetë në Shqipëri. Heren e pare disa persona nga mazhoranca ju akuzuan si të paguar nga opozita.

Kjo është totalisht marrëzi, pakuptim. Unë jam një gazetar gjerman, jetoj në një vend të lirë dhe tek ne, gazetarët paguhen nga punëdhënësit e tyre dhe ky punëdhënës quhet Bild dhe jo opozita shqiptare.

Unë madje, nuk njoh fare dikë nga opozita shqiptare.

-A mbani ju përgjegjësi për autenticitetin e këtyre përgjimeve? Sepse në një situatë krize si kjo që po kalon Shqipëria kjo mund të konsiderohet si një goditje e forte.

Ky është material i vërtetë, nuk ka mashtrime ne e kemi testuar këtë material ashtu siç veprojnë, pra bëjmë gjithmonë me informacionet. Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana.

-Si gazetar me eksperience a mendoni se publikimi i këtyre përgjimeve do te ndikoje ne qendrimin zyrtar te Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe hapjes se negociatave.

Nuk mendoj se kjo është diçka që domosdoshmërish do të mund të ndryshojë qëndrimin e Gjermanisë, pasi për Gjermaninë ka rëndësi që Shqipërisë të mos i ndodhë e njëjta gjë si me Malin e Zi, që ndikohet nga rusët. Pra dhe ajo të mos ndikohet nga Turqia. Të gjithë duan ta kenë për vete Ballkanin, por për Gjermaninë rëndësi ka gjendja aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, me korrupsionin e madh që ka, me mungesën e lirisë së shtypit, me mungesën e gjykatave. Juve nuk keni madje as Gjykatë Kushtetuese. Me të gjitha këto, Shqipëria kërkon ose përpiqet të anëtarësohet në BE.  Ky është rasti aktual.

-Si mendoni se duhet te reagoje qeveria shqiptare në një rast te tille? A keni patur raste te ngjashme dhe si është proceduar më vonë.

Qeveria shqiptare ndoshta nuk ka se si të mund të reagojë ndryshe, përveçse të pretendojë se gjithçka është një mashtrim apo një konspirim i madh. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe ata gjermanë thonë krejt hapur dhe qartë që Shqipëria e ka humbur luftën. Aty qeveris mafia. Pra politika duhet ta ketë të qartë se çdo të thotë dhe çfarë është mafia. Në fakt ajo vetë është mafia.

Këto shkrime ishin te planifikuara apo erdhën si reagim pas shkrimit të parë për Shqipërinë?

Pasi qeveria juaj pretendoi se unë jam blerë dhe gjithçka është mashtrim, vendosëm të vazhdonim kërkimet dhe të vërtetonim se neve nuk na ka blerë askush dhe të gjitha këto informacione janë të vërteta.

Është e kote t’ju pyes per burimet e përgjimeve, por ne Shqiperi ka dyshime dhe deklarata politike qe nje pjese e tyre jane pjese e dosjeve qe jane tek krimet e renda. I jeni referuar me se shumti burimeve shqiptare apo atyre gjermane?

Burimet shqiptare. Prej andej e ka origjinën materiali. Materiali është i pranishëm edhe ne gjermanisht. Por siç e thashë, ai vjen nga Shqipëria dhe unë e kam marr nga Shqipëria

-Ka shume ish-oficerë policie ne Shqipëri qe kane investiguar raste te implikimit te drejtuesve politike me çështje korrupsioni, te cilët tashme kane kërkuar ose kërkojnë azil politik ne vende te tilla si Holanda Zvicra apo vendet skandinave

Kjo është një pyetje interesante, përse duhet të përndiqen policë shqiptarë? Ju e njihni rastin e Saimir Tahirit apo të policëve nga Vlora, të cilët duhet të arratiseshin në Zvicër. Mund të marrim edhe rastin e policëve të tjerë që kanë ikur në Holandë apo të drejtorëve të klinikave spitalore të cilët kanë qenë të detyruar që të japin (lëshojnë) raporte mjekësore për krimineltët, me qëllim që këta bosë të drogës apo të mafias të dalin nga burgu. Përse duhet të arratisen këta njerëz? Përse përndiqen ata në Shqipëri? Dritan Zagani, apo policë të tjerë kanë qenë në burg pa një padi. Policët kanë qenë në arrest shtëpie dhe duhet të arratiseshin nga Shqipëria, pasi kanë dalë kundër politikës. Neve personalisht këto audio nuk na nevojiten, por mendoj se nevojiten për kolegët shqiptarë dhe për policët e guximshëm që kanë vepruar në mënyrë të tillë, që ato të publikohen.

Ne përgjimet tuaja janë përmendur shume emra te njohur. Si keni menduar te perballeni me ta ne rast se do t’i drejtohen gjykatës?

Uroj dhe shpresoj që ta bëjnë këtë gjë, psai kështu do dalin në gjyq dhe ne do të paraqesim provat. Edhe unë vlej si provë, sigurisht. Kështu gjykatësit do të vërtetojnë nëse unë gënjej dhe nëse ju në Shqipëri qeveriseni nga një mafia e korruptuar. Unë e di që kam të drejtë.

(Kosova Sot Online)