55 aksidente për një ditë, 31 me të lënduar

  • 06 June 2019 - 09:42
55 aksidente për një ditë, 31 me të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orë.

Për një ditë në vend kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, prej tyre 31 më të lënduar.

Ndërsa, 24 aksidente kanë qenë pa të lënduar.

Sa i përket gjobave, Policia për shkelje të rregullave në komunikacion ka shqiptuar 972 tiketa.

Ndërsa, kanë ndodhur 31 arrestime, 22 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)