Kopja e zbehtë e Edi Ramës – niset në Sllovaki me patika e kravatë

  • 06 June 2019 - 12:37
Kopja e zbehtë e Edi Ramës – niset në Sllovaki me patika e kravatë

Presidentit Hashim Thaçi duket se miqësia e ngushtë me Edi Ramën ka filluar ti afektojë edhe në stilin e veshjes.

Ai sot para nisjes në Sllovaki, në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës ndryshe nga herat tjera, është parë i veshur me kravatë dhe patika.

Një stil ky që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e praktikon nëpër takime zyrtare me liderë të ndryshëm shtetërorë.

Thaçi në Bratisllavë do të udhëtojë për të marrë pjesë në forumin ‘GlobSec’, pjesë e të cilit është edhe homologu i tij nga Serbia, Aleksander Vuçiq.

Në këtë forum në Bratisllavë, Thaçi ka thënë se do të ketë një debat jo të lehtë me Vuçiqin sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ndërkohë ka treguar se nuk është planifikuar që të ketë takim të veçantë vetëm ndërmjet tyre.

(Kosova Sot Online)