Kadri Veseli thotë se është i zhytur në borxhe

  • 06 June 2019 - 12:59
Kadri Veseli thotë se është i zhytur në borxhe

Banesë, lokal afarist, shtëpi, tokë e mal është pasuria që posedon kryeparlamentari Kadri Veseli. Për banesën që është ne pronësi të bashkëshortes, ai ka deklaruar se ka vlerë 97 mijë euro, derisa për pasuritë e tjera të paluajtshme ai nuk e ka deklaruar fare vlerën e tyre, raporton Express.

I pari i Kuvendit përveç pasurive të paluajtshme ka deklaruar se ka në pronësi edhe një veturë të llojit Jeep, që kushton 16 mijë e 300 euro e që thotë ta ketë blerë nga kursimet.

Pavarësisht pasurisë që ka, Veseli ka edhe një kredi me kohëzgjatje 72 muaj të cilën e kanë marrë për blerjen e lokalit afarist. Rreth 110 mijë euro është shuma e parave që ai i ka borxh bankës, derisa vlera e parave të gatshme që ai ka është vetëm 3 mijë euro. Ndërkohë, bashkëshortja e Veselit ka të kursyera rreth 4 mijë euro.

Të hyrat vjetore të familjes Veseli kapin një shifër rreth 60 mijë euro. Rreth 33 mijë euro i merr si kryeparlamentar, dhe rreth 6 mijë të tjera si mëditje. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot Online)