Flet Haziri, akuzon rëndë politikanët kosovarë

  • 06 June 2019 - 13:03
Flet Haziri, akuzon rëndë politikanët kosovarë

Drejtësia kosovare vazhdon të jetë nën ndikimin e politikës së inkriminuar dhe nëntokës kriminale . Një fakt i tillë u konstatua së fundi edhe në raportin e Komisioni evropian, Raportin e Progresit për vitin 2019, në të cilin është evidentuar dhe kritikuar zvarritja e lëndëve dhe ndikimi politik në drejtësi.

Sipas njohësve të kësaj fushe, një nënvizim i tillë në raportin e KE-së vetëm sa e vërteton se ky gjyqësor në Kosovë është 100% në duart e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale, prandaj duhet ndryshuar rrënjësisht dhe reformuar.

Image

Analisti politik, Nexhat Haziri thotë se qeverisja e vendit i përngjan një sundimi të kartelave të krimit në një territor të caktuar ku ato kanë pushtetin e tyre absolut.

“Mase ky do të ishte përshkrimi më i mirë dhe më adekuat që mundë ti bëhet funksionimit të shtetit të Kosovës. Dhe në këtë drejtim, nuk mundë të ketë asnjë institucion që mundë të funksionoj si i pa varur e profesional jashtë kornizave të cilat janë përcaktuar nga një kastë mafiozësh me pozita të larta shtetërore”, tha Nexhat Haziri për Kosova Sot Online”.

Shtrirja e rrjeteve kriminale në drejtësi dhe kapja e sistemit, sipas Hazirit, përmasat më të mëdha i ka arritur par pavarësisë, pas kosovarizimit të këtij sistemi të liruar nga ndërkombëtarët.

“Kapja dhe mbajtja nën kontroll e sistemit të drejtësisë është qellim primar i politikanëve të inkriminuar për ti krijuar vetes teren për veprimtari antiligjore dhe në të njëjtën kohë një lloj imuniteti nga përndjekjet ligjore. Ky sistem i drejtësisë në Kosovë është kapur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe po vazhdon të jetë i tillë edhe sot gjë që ka bërë që edhe raporti i progresit për këtë vit, por edhe raportet paraprake ta potencojnë një realitet të tillë të funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, theksoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)