Veseli: Serbia ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës

  • 06 June 2019 - 13:08
Veseli: Serbia ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Mitrovicës.

Ai ka thënë se pa Mitrovicën nuk do të bëhej kombi shqiptar dhe nuk do të bëhej Kosova, as liria, as shteti i pavarur e sovran i saj.

Veseli tha se Serbisë i kanë mbetur dy gjëra sa i përket Kosovës: ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe të përgjigjet para drejtësisë për gjenocidin e ushtruar mbi popullin tonë gjatë luftës.

Të dy këto procese, shtoi ai, janë të domosdoshme dhe të pashmangshme.

“Liria është punë dhe përkushtim i përditshëm. Liria kërkon, mbi të gjitha, mobilizim institucional e qytetar, për ta zhvilluar ekonominë e vendit, për ta forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, për të krijuar një shoqëri të drejtë, e të barabartë për të gjithë qytetarët tanë, një shoqëri të shanseve për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për të rinjtë tanë, kapitalin tonë më të madh njerëzor dhe zhvillimor që kemi.

(Kosova Sot Online)