SHKK: Gazmend Halilaj u ushqye si gjithë të burgosurit e tjerë

  • 06 June 2019 - 13:35
SHKK: Gazmend Halilaj u ushqye si gjithë të burgosurit e tjerë

Përmes një deklarate për media, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj se “në burg është trajtuar në mënyrë çnjerëzore, dhe nuk i kanë dhënë bukë”.

SHKK ka thënë se pretendimet e avokatit Halilaj nuk janë të vërteta.

“Z. Halilaj, nga 01.03.2019 deri më 25.03.2019,  ishte në masën e paraburgimit dhe po qëndronte në Qendrën e  Paraburgimit në Lipjan.

Gjatë kësaj periudhe kohore është  trajtuar  konform ligjit në fuqi, rregullave edhe rendit shtëpiak të QPL-së. Në dhomë ka qenë i shoqëruar nga dy të paraburgosur të tjerë dhe nuk është dalluar asnjëherë në trajtim, po ashtu është ushqyer njësoi si të tjerët”

SHKK ka thënë se avokati Halilaj, ka pasur vizita të rregullta mjekësoë, është vizituar nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe nga Zyra e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

“Të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj  SHKK  dënon çdo dezinformoftë, e cila ka për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së”, thuhet në deklaratën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

(Kosova Sot Online)