Policia u bën thirrje qytetarëve të lajmërohen nëse kanë informata për Binak Ukën

  • 06 June 2019 - 15:07
Policia u bën thirrje qytetarëve të lajmërohen nëse kanë informata për Binak Ukën

Policia fton qytetarët që të japin informacione në rast se dinë diçka për vendndodhjen e Binak Ukës nga komuna e Klinës.

Binak Uka 76 vjeçar është dalë mëngjesin e djeshëm nga shtëpia dhe familja nuk ka informacion se ku ndodhet.

Për këtë rast policia apelon:

“Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Image

 

(Kosova Sot Online)