Paralajmërimi i rëndë: Hashim Thaçi është në panik, ky është plani i tij

  • 06 June 2019 - 15:58
Paralajmërimi i rëndë: Hashim Thaçi është në panik, ky është plani i tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi dështoi me idenë e tij për ‘korrigjim kufijsh’ mes Kosovës dhe Serbisë, ka filluar që të flas për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. E kjo ide e Thaçit ka marr kritika nga diplomatët ndërkombëtar dhe mediet e huaja. Sipas analistëve politikë, Thaçi është në panik nga rreziku i dështimit të planit të tij me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës dhe për këtë arsye po flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Hashim Thaçi është në panik dhe si i tillë, është kthyer në një aventurier të rrezikshëm për shtetin e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Fillimisht, duke mohuar pjesë të territorit të vet, komunat me shumicë serbe, duke i quajtur toka të Rankoviçit, më pas duke tentuar t'i lëkundë kufijtë e sovranitetin e Kosovës, e krejt në fund, duke nxjerrë hapur kartën e Shqipërisë Etnike, presidenti Thaçi tenton t'i realizojë me çdo kusht synimet serbe në Kosovë”, tha analisti Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Image
Ramiz Bojaj

Sipas tij, të gjitha këto iniciativa e lojëra me kombin pa asnjë veprim praktik paraprak, pa asnjë program e strategji, e kanë kthyer vendin dhe çështjen kombëtare në një lojë ditore të një grupi mafiozësh, i cili nuk njeh rregull as princip në politikë bërje.

“Me të drejtë gazeta NZZ, shtron pyetjen: Si bëhet këto ndryshime, me shkop magjik, apo me magji gënjeshtrash! Edhe këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë sipas planit serb të Vuçiqit, të proklamuar nga presidenti ynë si plan i tij, ishte bazuar pikërisht në modelin mafioz, konspirativ e krejtësisht anti shqiptar”, theksoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Bojajt, ky ishte plan i mbetur përgjysmë nga Sllobodan Millosheviqi, por qe tashmë po merrte formë nga pasardhësit e tij, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daciq, i ndihmuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por i përkrahur më të gjitha forcat në dispozicion edhe nga Hashim Thaçi. 

“Këta janë vetëm heronjtë e ri të Serbisë së madhe, të cilët ranë në ujdi të shkatërrojnë çështjen shqiptare, të copëtojnë Kosovën e të krijojnë Serbinë e madhe, e cila në fund do të përjashtonte copat e mbetura shqiptare, për ta 'kurorëzuar' në fund mafiozët shqiptarë, si "Shqipëri Etnike". Duket se dështimi i Hashim Thaçit për krijimin e Republika Srpska-s, përmes Asociacionit të komunave serbe, dhe këmbimi i territoreve të arritura në këtë rang, të cilat nuk kanë gjetur mbështetje të duhur, as vendase e as ndërkombëtare, e kanë quar Hashimin tonë në ngritjen e një aventure të re, lojë me kombin”, tha analisti Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)