Kjo është pasuria mbi 800 mijë euro e Fatmir Limajt

  • 06 June 2019 - 16:20
Kjo është pasuria mbi 800 mijë euro e Fatmir Limajt

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj në deklarimin e tij në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se posedon një banesë banimi në vlerë 70 mijë euro, një shtëpi në vlerë 250 mijë euro dhe një truall në vlerë 500 mijë euro.

Të gjitha këto sipas deklarimit të Limajt janë pasuri familjare.

Limaj posedon një veturë të tipit BMW me vlerë 10 mijë euro,  ndërsa para të kursyera posedon 6,985 euro  dhe 2,872 euro të bashkëshortes së tij. 

Limaj  merr nga paga mujore e zëvendëskryeministrit 2,687 euro, ndërsa bashkëshortja e tij merr 5.400 euro pagë vjetore. Mëditje nga qeveria e Kosovës Limaj ka deklaruar  4,443 euro.

(Kosova Sot Online)