Kjo është pasuria e Anton Qunit

  • 06 June 2019 - 16:46
Kjo është pasuria e Anton Qunit

Kohëve të fundit, Anton Quni, ka qenë njëri ndër deputetët më të komentuar të Kuvendit të Kosovës. Fillimisht për shkak të përplasjes së tij me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti, lidhur me miliona marka të periudhës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pastaj, Quni, pati një përplasje edhe me presidentin Hashim Thaçi, po ashtu për të njëjtën periudhë.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar pasuri në vlerë prej 372 mijë euro vetëm në paluajtshme. 

Kurse, Quni, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka thënë se posedon para të gatshme në banka të ndryshme në vlerë prej 7 mijë e 800 euro. 

(Kosova Sot Online)