O’Connell i bën thirrje drejtësisë kosovare që të dënojë “peshqit e mëdhenjë”

  • 06 June 2019 - 17:39
O’Connell i bën thirrje drejtësisë kosovare që të dënojë “peshqit e mëdhenjë”

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell ka reaguar rreth rastit të zëvendësministrit të Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.

Ky i fundit u shkarkua nga Kryeministri i Kosovës, përshkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

O’Connell, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ka shkruar se aktakuzat ndaj zyrtarëve ministror në Qeveri nuk janë situatë e këndshme, por shkarkimi i tyre është një hap i mirë i bërë nga Qeveria e Kosovës.

Ambasadori i Britanisë, ka thënë se Kosova ka bërë disa hapa të vegjël por pozitivë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Miqt e Kosovës, njejtë sikur qytetarët e juaj kanë nevojë që kjo të bëhet më serioze dhe që godet edhe kryesit e krimeve të mëdha. Arrestimet janë pjesa më e lehtë. Dënimet janë më të rëndësishme” ka shkruar O’Connell.

Image

(Kosova Sot Online)