Vjen goditja e rëndë për Shpend Ahmetin

  • 07 June 2019 - 07:43
Vjen goditja e rëndë për Shpend Ahmetin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtar të komisionit të ligjeve, nuk e kanë kaluar në komision Projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, projektligj ky i cili ishte kërkuar nga PSD-ja e Shpend Ahemtit si kusht për të votuar vendimet e qeverisë në Kuvend në momente të ndryshme kur koalicioni kishte krizë dhe mungesë votash të mjaftueshme.

Ky projektligj ishte kundërshtuar edhe nga shoqëria civile e vendit por edhe nga analistët politikë.

Image

 

Tani, kur komisioni nuk e ka kaluar këtë ligj, analistët politikë vlerësojnë se ky ishte veprimi i parë dhe i qëlluar i deputetëve të Kuvendit, pasi sipas tyre, ligji ishte ndërtuar kryekëput për interesa sipas direktivave të një subjekti politik, që në këtë rast është PDS-ja dhe klani Coca Cola Zero.

Analisti politik, Bislim Aliu duke folur për “Kosova Sot Online”, thotë se pavarësisht që kjo është legjislatura me dobët dhe më jo serioze e Kuvendit të Kosovës në periudhën e pas luftës, me këtë veprim u dha një shembull i mirë.

“Mendoj se ishte veprimi i parë dhe i qëlluar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, refuzimi i ligjit për financimin e parive politike, hartuar sipas direktivave kriminale të PSD-së së Shpend Ahmetit dhe klanit Coca Cola Zero. Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e dhe një provim serioz dy ditë më parë kur e pati në shqyrtim Raportin me amendamente të komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili nuk mori mbështetjen e anëtarëve të komisionit”, tha Bislim Aliu për” Kosova Sot Online”.

Ai shton se tani ky refuzim i komisionit duhet ta merr edhe rikonfirmimin negativ në seancë të Kuvendit, ku para deputetëve duhet të sqarohen të gjitha arsyet pse komisioni kryesor që është komisioni për legjislacion i ka thënë jo këtij projektligji.

“Për aq sa ne e kemi përcjell si opinion publik, që në lexim të parë kemi hetuar se një pjesë e madhe e deputetëve janë kundër këtij ligji të sponsorizuar dhe kërkuar nja një subjekt politik që realisht akoma nuk e ka certifikimin e KQZ-së si parti politike parlamentare me legjitimitet qytetar. Sigurisht kjo ishte një tendencë e fundit e Shpend Ahmetit me shokë që ta kushtëzon koalicionin qeverisës edhe me një pazar tjetër të radhës tërësisht të paligjshëm dhe një pazar zhvatës por fatmirësisht deputetë u treguan në nivel dhe nuk lejuan që ky Pazar të realizohet”, deklaroi analisti politik, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)