Izraeli emëron ministrin e parë homoseksual

  • 07 June 2019 - 07:58
Izraeli emëron ministrin e parë homoseksual

Izraeli ka emëruar për herë të parë në histori një ministër, i cili ishte deklaruar hapur se është homoseksual

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e emëroi Amir Ohanan, 43 vjeç, ministër në detyrë i Drejtësisë, raporton BBC.

Ai vjen nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu, e po ashtu konsiderohet si njëri ndër zyrtarët me besnik të Netanyahut.

Ndryshe, Netenyahu shkarkoi ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked, tre ditë më parë.

Partia e saj, ishte pjesë e koalicionit të Netanyahut, por nuk mori vende të mjaftueshme për t’u kthyer në parlament në zgjedhjet e muajit maj.

(Kosova Sot Online)