Bratisllava bashkon Thaçin e Vuçiq

  • 07 June 2019 - 08:04
Bratisllava bashkon Thaçin e Vuçiq

Sot gjatë ditës në Bratisllavë të Sllovakisë do të mbahet “Forumi i Bratisllavës”, konferencë ndërkombëtare e organizuar nga “GlobSec”.

Në këtë konferencë ndërkombëtare do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në “Bratislava Forum” të GlobSec, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Para nisjes për Bratisllavë, i pari i vendit ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se nuk do të ketë një takim të veçantë më homologun e tij serb, por se të dy do të jenë pjesë e panelit ku do të diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, presidenti serb ka thënë se nuk do të takohet fare me Thacin, derisa ka shtuar se do të ankohet te amerikanët për taksën.

(Kosova Sot Online)