Ambasadorët e rinj në Kosovë, ‘goditje’ për drejtësisë e kriminalizuare kriminalizuar

  • 07 June 2019 - 09:50
Ambasadorët e rinj në Kosovë, ‘goditje’ për drejtësisë e kriminalizuare kriminalizuar

Në Kosovë vazhdon të ketë mungesë të madhe të sundimit efikas e të pa varur të ligjit, ku politika e inkriminuar dhe nëntoka po vazhdon të sundojë në të gjitha institucionet e drejtësisë, duke ndikuar edhe në vendimmarrjen në Gjykata.

Ky ndikim nga politika, sipas ekspertit të fushës së sigurisë Naim Miftarit, u raportua edhe nga Komisioni evropian në Raportin e Progresit për vitin 2019, ku u tha se zvarritja e lendeve dhe ndikimi politik në drejtësi janë dobësi që akoma e rëndojnë drejtësinë kosovare.

Image

Sipas Miftarit, tani këtë dukuri po e denoncojnë akoma më ashpër edhe ambasadorët e vendeve të ndryshme.

“Raporti i komisionit Evropian 2019, sikurse shumë raporte tjera që po referohen Kosovës janë raporte me shumë kritika, sidomos kritika për gjyqësinë dhe mos luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se tani më është e qartë se ka ndryshuar edhe qasja e ambasadorëve karshi këtyre dukurive negative. Ai thotë se ambasadorët e rijnë që kanë ardhur kohëve të fundit, ambasadori amerikan, britanik, gjerman dhe zviceran janë shumë kritik për mos funksionimin e sundimit të ligjit.

“Kemi fat që sot ambasadorët e SHBA-ve Britanisë, Gjermanisë, Zvicrës kur po flasin për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe dështimet e gjykatave po flasin pa dorëza për ndikimet e politikanëve të korruptuar që po ndikojnë edhe ne procese gjyqësore. Është mirë që tash ambasadorët po distancohen nga të tillët dhe po flasin me emra e mbiemra për njerëzit e përfshirë në afera e që nuk janë duke u dënuar, siç ishte rasti Pronto, KEK, Apekset, Veteranët e rrejshëm, rasti i 6 qytetarëve turq, rastet e Sami Lushtakut e shumë raste tjera”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, është e pritshme që tani drejtësia të jetë më aktive dhe të lëvizë nga vendi për tu shkëputur më shpejtë nga ndikimi i politikës sepse po shihet ashiqare që izolimi i politikës së korruptuar po vjen.

“Këto ndryshime po tregojnë se po ju mbaron dekada e mjaltit politikanëve të korruptuar të Kosovës me të gjithë ndërkombëtarët, e sidomos me ambasadorët e shteteve të Kuintit por edhe ambasadorët tjerë, siç ishte ambasadori zviceran i cili ne mes Drenicës para Kadri Veselit ja përkujtoj aferën e mbi 30.000 mijë veteraneve te rrejshëm të UÇK-së”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)