Therrje me thikë në Pejë, arrestohet një person

  • 07 June 2019 - 10:09
Therrje me thikë në Pejë, arrestohet një person

Dje në Pejë është arrestuar një person pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)