Han i Elezit: E rrah gruan, e bën për spital

  • 07 June 2019 - 10:13
Han i Elezit: E rrah gruan, e bën për spital

Dje në Han të Elezit, policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)