Udhëtimi në kohë është i vërtetë: zbulohet iPhone në pikturën 350-vjeçare

  • 07 June 2019 - 13:51
Udhëtimi në kohë është i vërtetë: zbulohet iPhone në pikturën 350-vjeçare

Piktura e mësipërme me titull “Burri Duke i dhënë një letër një gruaje në hyrjen e një shtëpie” u pikturua nga Pieter de Hooch në vitin 1670 – por tashmëajo ka marrë nofkën “burri që udhëton në kohë duke mbajtur njëi Phone”

Drejtori Ekzekutv i Apple-it Tim Cook mendon që ka gjasa pasi u bind që dikush në një pikturë nga vitet 1600 mban në dorë produktin e firmës që ka revolucionarizuar mënyrën se si komunikojmë.

Ai tha: “Gjithmonë kam menduar se e dija se kur u shpik iPhone-i, por tani nuk jam më edhe aq i sigurt.

Ai shpjegoi se si e zbuloi pikturën, e cila telefonin smarte përshkruante si një letër.

Cook tha se gjatë vizitës së tij në Amsterdam për StartupFestEurope (Festival për Kompanitë e Reja në Europë), ai vizitoi edhe muzeun Rijks me një politikan holandez të dalë në pension i cili quhej NeelieKroes kur pikasi kryeveprën e pikturuar në vaj.

Ai i tha TNW-së se iPhone-i në pikturë me ç’dukej ishte një nga ata që kishte prodhuar firma e tij.

Historia ka hapur zëra që Apple ka kohë që eksperimenton me udhëtimin në kohë dhe se nuk është hera e parë ku pretendohet që iPhone-i – i cili është shpikur në vitin 2007 – është shfaqur në skena historike, shkruan Pamfleti.

Në një klip nga viti 1948 filmi i John Wayne “Fort Apache”, aktori i ndjerë Henry Fonda shihet qartë duke përdour atë çka shumë mund të thonë që nuk është gjë tjetër veçse një iPhone.

(Kosova Sot Online)