Vuçiq e tallë keq Presidentin në Bratisllavë: Folni shqip me Thaçin, sepse nuk di anglisht

  • 07 June 2019 - 14:37
Vuçiq e tallë keq Presidentin në Bratisllavë: Folni shqip me Thaçin, sepse nuk di anglisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiq patën një përplasje sa i përket njohurisë së gjuhës angleze.

Për herë të parë, kur presidentit iu dha fjala në panel, u bë i ditur se i njëjti do të flasë në gjuhën shqipe.

Këtë herë reagoi edhe Vuçiq, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze. “Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiq homologut të tij kosovar.

Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Kjo nuk e ndali presidentin serb që vazhdoi t’i thojë presidentit të Kosovës që të flasë në gjuhën angleze, kësaj radhe madje edhe duke e tallur.

“ Pyetne Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht” tha Vuciq. Në këtë forum po bisedohet me theks të vecant për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve

(Kosova Sot Online)