Dështimi i mundshëm i takimit të Parisit, Haradinaj: Askush s’ mund ta drejtojë gishtin nga ne

  • 07 June 2019 - 16:00
Dështimi i mundshëm i takimit të Parisit, Haradinaj: Askush s’ mund ta drejtojë gishtin nga ne

Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është kthyer në Prishtinë pas vizitës dy ditore në Berlin, duke mbajtur një konferencë për media për gjithë takimet dhe zhvillimet në kryeqytetin gjerman.

Ai ka treguar se nuk është diskutuar fare për temën e korrigjimit të kufijve, pasi një ide e tillë siç thotë Haradinaj, ka vdekur në Berlin.

“Mendoj që Samiti i Berlinit e ka mbyll çështjen e territoreve. Kësaj here nuk ka vazhduar diskutimi për një teme të tillë, sepse nuk ekziston më të asnjë palë serioze. Është me interes vazhdimi i dialogut, për gjetjen e një marrëveshje, për njohjen e Kosovës në njohjen e reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë teksa ka folur për Samitin e Parisit, Haradinaj ka lënë të kuptohet se ai takim mund të dështojë, por thotë që askush nuk mund ta drejtojë gishtin nga Kosova, pasi që ai potencon se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për një takim në Francë.

“Sa i përket Samitit të Parisit, besoj është një punë shumë palëshe. Por ju siguroj që askush smund ta drejtojë gishtin nga Kosova, pra Kosova është treguar palë serioze në përgatitjet e veta, pikërisht sa i përket Samitit të Parisit”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)