Ramush Haradinaj thumbon keq Hashim Thaçin

  • 07 June 2019 - 16:09
Ramush Haradinaj thumbon keq Hashim Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj , në një konferencë për media pas kthimit nga Berlini ka folur për temat që janë diskutuar atje, dhe për bisedat që ka pasur me Merkelin.

Sipas tij, Kosova kurrë asnjëherë prej se ekziston si shtet nuk ka pasur marrëdhënie me të mira me Gjermaninë. Ai para gazetarëve e ka goditur edhe njëherë presidentin e vendit, Hashim Thaçin, duke thënë se po e xhelozon për miqësinë e vendosur me Gjermaninë.

“ Kjo marrëdhënie e Kosovës me shtetin gjerman mund të sjell edhe xhelozi kapak këtu në Prishtinë por e vërteta është kështu. Është normale. I bën kapak xheloz edhe fqinjtë. Por edhe unë nganjëherë bëhem xheloz kur e shoh dikë duke pasur sukses”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Ai ka treguar se me Merkelin nuk kanë diskutuar fare për idenë e kufijve, pasi një ide e tillë është varrosur në Berlin.

(Kosova Sot Online)