Akuza e rëndë për drejtësinë kosovare, vjen kërkesa urgjente

  • 07 June 2019 - 18:56
Akuza e rëndë për drejtësinë kosovare, vjen kërkesa urgjente

Ambasadori britanik O’Connell, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se në Kosovë nuk po luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, e të cilën gjë afro 10 vite e përsëritë gazeta KOSOVA SOT në baza ditore.

Sipas analistëve politikë, kjo është edhe një akuzë e ambasadorit kundër prokurorisë, qeverisë, e sidomos gjyqësorit, për shkak se pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale i kanë tërësisht në duart e tyre institucionet e drejtësisë. 

Analisti politik, Dardan Grapci thotë se shpëtimi i shtetit vjen vetëm nëse këta politikanë të korruptuar dhe inkriminuar i largon qytetari nga pushteti, duke ia dorëzuar drejtësisë për t’i dënuar. 

Image
Dardan Grapci

“Ambasadori birtanik O'Connell që nga ardhja e tij në Kosovë e deri më sot ka reaguar vazhdimisht, nuk është hera e parë që po shkruan për korrupsionin dhe krimin e organizuar, në çdo takim që e ka pas me politikanët kosovar ai ju ka thënë që vetmja rrugë drejte stabilizimit të situatës në Kosovë, duhet të filloje nga luftimi i krimit të organizuar dhe ndërprerja e korrupsionit”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci shprehet se politika dhe institucionet e drejtësisë kosovare nuk i kanë përfillë këto reagime pozitiv të ambasadorit britanik.

“Por siç është një fjalë e urtë: çka ta bon i yti nuk ta bon i huaji, prandaj gjatë kohës kur kemi qenë nën kërcënimet e regjimit te Millosheviqit kishim frike se mos po na vrasin, kurse sot ne liri duhet të kemi frikë se mos po na vret i yni. Pra, pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale duhet urgjentisht të shkatërrohet, institucionet e drejtësisë që nga policia e deri tek gjykata, duhet ta kuptojnë që koha e amnestimit të politikanëve të korruptuar ka kaluar, duhet të ndalohet, dhe të njëjtit të dalin para drejtësisë dhe të dënohen, e jo të lihen të lirë, kurse populli i shkretë dhe i mjerë të vuaj nga uria, papunësia, shkollimi i dobi dhe , nga haraçi të këqija të tjera”, përfundoi analisti, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )