Tre të vdekur në Angli si pasojë e baktereve në sandviçët e paketuar

  • 07 June 2019 - 18:57
Tre të vdekur në Angli si pasojë e baktereve në sandviçët e paketuar

Tre persona kanë vdekur në një spital të Anglisë dhe tre të tjerë janë sëmurë rënd për shkak se kanë konsumuar sandviçët e spitalit, e që ato për shkak se qëndruan në kohë të gjatë të paketuar, ishin të mbushura me bakterin literia.

Vdekjet ndodhën në Spitalin Universitar të Manchesterit thuhet në deklaratën e tyre në ueb sajt. Kompania Zingjiri i Ushqimit të Mirë, e cila gjendet me bazë në Angli, ka ndaluar prodhimin dhe ka filluar hetimin në vendin e gatimit, thuhet në deklarimin e agjencisë shtetërore të ushqimit.

Infeksioni Listeria në njerëz të shëndetshëm kalon pa u vënë re, por mund të shkaktojë dëme tek personat e sëmurë, raporton Euronews.

Gjithsesi, mund të ketë pasoja serioze për disa persona, veçanërisht tek gratë shtatzëna dhe persona me probleme të vazhdueshme shëndetësore.

Agjencia shtetërore e ushqimit në Britani tha se rreziku për publikun është i vogël dhe individët duhet të kërkojnë trajtime mjekësore nëse shfaqen simptomat e para të sëmundjes.

“Mendimet tona janë me familjet e atyre pacientëve që kanë vdekur. Ne, së bashku me autoritetet lokale kemi punuar që ta zvogëlojmë rrezikun e shëndetit publik” tha Nick Phin, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Infeksionit.

(Kosova Sot Online)