Sulmohen dy lesbike në gjysmë të natës

  • 07 June 2019 - 19:23
Sulmohen dy lesbike në gjysmë të natës

Një çift lesbikesh kanë qenë cak i një sulmi homofobik, që i la të dyja të gjakosura në një autobus të Londrës.

Melania Geymonat, 28 vjeçare, tha që sulmi në të dhe të dashurën e saj, Chris, ndodhi në një autobus të Londrës, gjatë orëve të vona të natës, ndërkohë që të dyja ato po udhëtonin në qytetin Camden.

Një grup i të rinjësh filluan që t’i ngacmonin dhe më pas kur e kuptuam që të dy vajzat janë çift, i kërkuan të dyjave që të puthen me njëra-tjetrën, e më pas duke i bërë gjeste seksuale. Katër djem, nga mosha 15 deri 18 vjeç janë arrestuar nga policia.

Ata përveç sulmit, po hetohen edhe për grabitje të një dyqani, thuhet në njoftimin e policisë, raporton BBC. Geymonat tha për BBC se ajo edhe më parë ka qenë cak i sulmeve verbale, e kjo sipas saj për shkak të orientimit seksual që ajo e ka.

Por ajo tha, se kjo është hera e parë që dikush fizikisht e ka sulmuar, e që në fakt e ka gjakosur. Geymonat tha se “ata i rrethuan dhe filluan të jenë agresivë, duke i kërkuar që të bënin pozicione seksuale dhe duke i kërkuar që të puthen para tyre”.

“Për ta lehtësuar situatën unë tentova që të bëja pak shaka, por Chris nuk kuptonte për shkak se ajo nuk flet anglisht” tha ajo.

“Ajo madje aktronte si e marrë, por ata filluan që të na gjuanin me monedha. Dhe gjënë tjetër që e di, është se e pash Chrisin në mes të autobusit dhe ata ishin duke e goditur atë. Kështu unë menjëherë reagova që ta mbroj, por ata më goditën edhe mua.” shtoi Geymonat.

(Kosova Sot Online)