Përgjimet e Bild/ Meta flet hapur: Ja çfarë më thanë gjermanët

  • 07 June 2019 - 22:05
Përgjimet e Bild/ Meta flet hapur: Ja çfarë më thanë gjermanët

Presidentit Ilir Meta ka dhënë ditën e sotme një intervistë për ‘Deutsche Welle’ në të cilën referuar krizës politike në Shqipëri.

Meta shprehet se situata në të cilën gjendemi tani nuk është në favor për procesin e integrimit.

Ai i bënë thirrje urgjente mazhorancës dhe opozitës të reflektojnë me njëra-tjetrën për gjetjen e një zgjidhje, ndërsa shprehet se Bundestagu ka vullnetin e qartë dhe mund të ndihmojë në kapërcimin e krizës në Shqipëri.

I pyetur nëse ndonjë prej parlamentarëve të Bundestagut i ka përmendur atij çështjen e përgjimeve të publikuara nga Bild, Meta është shprehur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Por sipas tij, është diskutuar për rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë standardet demokratike të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe ndëshkimi i gjithë? personave përgjegjës apo të dyshuar për cenimin e integritetit të zgjedhjeve në të kaluarën. 

Deutsche Welle: Dy ditë para se të vinit ju në Berlin, gazeta bulevardeske më e madhe në Gjermani, ‘Bild’, botoi protokollet e përgjimit nga prokuroria, që kanë shkaktuar edhe një breshëri reagimesh në median shqiptare dhe politikën shqiptare, gjithashtu. Fjalëkyçi i të gjithë këtyre artikujve është korrupsioni, për të cilin edhe opozita akuzon dhe lufton në protestat e saj. A ishte edhe kjo një temë në bisedat që keni pasur në Berlin?

Ilir Meta: Kjo nuk ka qenë aspak një temë në bisedat e mia, për sa i takon çfarë është pasqyruar në media të caktuara në Gjermani. Por natyrisht ka qenë temë angazhimi i vendosur për të përmbushur të gjitha pritmëritë në fushën e sundimit të ligjit, dhe së dyti rëndësia e jashtëzakonshme që kanë standardet demokratike të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe kuptohet edhe ndëshkimi i gjithë personave përgjegjës apo të dyshuar për cënimin e integritetit të zgjedhjeve në të kaluarën. Këto kanë qenë mesazhe edhe të mëparshme të dhëna në mënyrë të vazhdueshme nga përfaqësues të grupeve të caktuara në Bundestag.

(Kosova Sot Online)