Vjen alarmi i rëndë për Kosovën, kërkohet ndërhyrje urgjente për...

  • 08 June 2019 - 07:02
Vjen alarmi i rëndë për Kosovën, kërkohet ndërhyrje urgjente për...

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, duke parë humbjen e shpresës së qytetarëve sidomos brezit të ri për të jetuar në vendin e tyre dhe dëshirën e madhe për të emigruar jashtë vendit, vlerëson se krejt kjo është pasojë e depresionit në të cilin kanë rënë qytetarët për shkak se nuk po shohin ardhmëri me këtë klasë politike të tej inkriminuar dhe me mafio-oligarkinë e nëntokës kriminale që po sundojnë e kërcënojnë ashpër në Kosovë.

Image
Dardan Grapci

Sipas tij, askush nuk e kishte menduar se 20 vite pas luftës me agresorin serb, Kosova do të sundohej po nga shqipfolësit mafioz e të tej kriminalizuar.

“Qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë rënë në depresion të thellë, por edhe po i humbin shpresat për të jetuar në vend, duke e ditur që kjo klasë politike në vend se ti krijoj kushtet elementare për një jetë stabile, që të hapin vende të reja të punës, rritjen e pagës minimale deri në 400 euro, ata në fakt po pasurojnë veten, kurse qytetarëve ja u mbushin kokën me gënjeshtra kinse një ditë do të bëhet mirë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Grapcit, për tu ndërprerë këto trendë negative, duhet larguar kjo kastë politike mashtruese ose ndryshe Kosova do vazhdon të zbrazet akoma më shumë.

“Do të bëhet mirë vetëm nëse këta politikan që i kemi sot në pushtet do të japin dorëheqje, ndryshe qytetaret ashtu kështu po ikin në masë të madhe, në mënyrë ilegale nga Kosova, për të gjetur një pikë shprese tek shtetet e Bashkimit Evropian, ku do të mundë të punojnë dhe jetojnë pa probleme financiare”, tha analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Kjo politike po mendon që qytetarët duhet të jetojnë nga ajri, kurse kanë harruar që mbi 15% janë duke jetuar me 1 euro në ditë ose më pak. Unë mendoj që i vetmi shpëtim për qytetarët e Kosovës dhe e vetmja shpresë është Amerika, nëse ata e marrin në dorë pastrimin e kësaj skene politike, nëse ata e marrin në dorë Kosovën, e rregullojnë Ligjin dhe Drejtësinë, sepse vetëm atëherë shumica e këtyre politikanëve do të pastrohen nga skena politike, do të marrin atë që e meritojnë, do të përfundojnë diku në burgjet më famëkeqe që ekzistojnë në botë, e jo në Kosovë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)