Vjen kërkesa e prerë: Pas 30 korrikut, Devollët prapa grilave për 110 milion euro të...

  • 08 June 2019 - 10:45
Vjen kërkesa e prerë:  Pas 30 korrikut, Devollët prapa grilave për 110 milion euro të...

Komisioni hetimor në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen në PTK dhe Vala e nuk ka hartuar raportin përfundimtar pasi është në proces të intervistimit të dëshmitarëve dhe të zyrtarëve të PTK-së. E përderisa mbetet akoma diskutabile çështja e vazhdimit apo ndërprerjes së kontratës në mes të Z- mobile dhe PTK-së, analistët politik kërkojnë që pa asnjë ditë shtesë, 30 korrik të jetë dita e fundit e operimit të Z- mobile, duke ju ndërpre tërësisht sinjali nga transmetuesit e Vala për shfrytëzuesit e enumeracionit që mbulon Z- Mobile deri në një zgjidhje tjetër.

Image
Ragip Guraziu

“Ndër të gjitha këto të këqijat që po i ndodhin Kosovës ,korrupsioni në veprim, kjo po ndodhë edhe me menaxhmentin e PTK-së e që po thuhet se 30 korriku është data kur 2019 skadon kontrata tejet e dëmshme për Telekomin e Kosovës,e lidhur me Z. Mobile vite më parë. Tani shtrohet pyetja: a mundë të jetë data 30 korrikut 2019 vendimtare për fatin e Telekomin të Kosovës,derisa udhëheqësit e menaxhmentit,të korruptuarit në krye të shtetit kur edhe prokuroria heshtë e prapa grilave nuk ka shkuar askush. Unë mendoj që ky afat duhet të përfundoj pikërisht me këtë epilog. Duhet të ndërpritet kontrata dhe dikush të shkon prapa grilave, e ai dikush duhet të jetë nga atë që janë pronar të Z-Mobile dhe e zhvatën PTK-në kundërligjshëm”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ragip Guraziu.

Sipas tij, kjo është zgjidhja e vetme për shpëtimin e PTK-së, pasi sipas tij tani i gjithë opinion e di se kontrata ishte tejet e dëmshme për Telekomin e Kosovës e lidhur me Z-Mobile vite më parë.

“Duhet të ndërpritet ajo kontratë sepse dihet mirëfilli që është krejtësisht veprimtaria e Z- Mobile në kurriz të PTK-së; rrjeti dhe puna e PTK-s ndërsa tërë fitimi i Z-Mobile. Nga të gjithë ata shfrytëzues me çmime më të lira konkurruese nga Z- Mobile pastaj vijnë edhe ngarkesat në rrjet dhe degradimi i shërbimeve për shkak të shërbimeve jo-konkurruese të Z-Mobile. Krejt ky matrapazllëk nga Z- Mobile I ka shkatërruar siq po raportohet, rreth 110 milion € humbje për këto vite PTK-së. për këto zhvatje dikush duhet të përfundon parapa grilave. Tani krejt kjo na lë të kuptojmë se vazhdimi i kësaj kontrate nuk është gjë tjetër veç se nënshkrim kapitullimit para Z- mobile nënshkrimi i falimentimit për Telekomin e Kosovës dhe humbje e vendeve të punës për punëtorët, por edhe legjitimim I krye krimit të i dekadës së fundit”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)