'Ora e supergjigandit po afron', çfarë paralajmëron Berisha para protestës

  • 08 June 2019 - 11:32
'Ora e supergjigandit po afron', çfarë paralajmëron Berisha para protestës

Kur ndajnë me shume se 6 ore nga nisja e protestes se madhe te opozites para Kryeministrise dhe teksa policia ka marre tashme masat per mbarevojtajen e saj dhe sigurimin e institucioneve, reagon ish-kryeministri Sali Berisha.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Berisha e quan kete proteste nje supergjigand qe po afron.

“Ora e supergjigandit po afron! Rama ik! Fitore!”- shkruan Berisha.

Kujtojme se dje, vetem 24 orë përpara protestës kombëtare të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët që t’i bashkohen edhe më shumë kauzës për largimin e krimit të organizuar nga qeverisja.

“Koha është tani për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve! Të përfitojnë të gjithë nga pasuritë tona publike. Të ndihen të gjithë zot në shtëpinë e tyre. Të kenë të gjithë shqiptarët mundësi për mirëqenie. Ta gëzojnë të gjithë shqiptarët vendin tonë të mrekullueshëm. Sa më parë të fillojmë t’i bëjmë këto përpjekje realitet, aq më mirë është për njerëzit. Sa më parë të largohet Edi Rama, aq më pak kosto e aq më mirë do të jetë për të ardhmen e vendit”- tha Basha.


(Kosova Sot Online)