Vjen alarmi i rëndë: Kështu Thaçi po ia dhuron Serbisë veriun e Kosovës

  • 08 June 2019 - 11:53
Vjen alarmi i rëndë: Kështu Thaçi po ia dhuron Serbisë veriun e Kosovës

Gazeta zvicerane NZZ, e ka akuzuar ashpër Hashim Thaçin për lojën që po bënë tani duke nxjerrë nga xhepi kartën e Shqipërisë së Madhe, duke e ngritur këtë çështje lidhur me këmbimet e territorit, për të cilën temë kanë rënë dakord Thaçi-Vuçiq. E analistët politikë, thonë se kjo është një goditje për Thaçin nga gazeta zvicerane. Ata thonë se ideja e re e Hashim Thaçit si lojë që po e bënë për interesin e tij personale dhe të Aleksandër Vuqiqit. Sipas tyre, Thaçi duke lobuar për bashkim kombëtar dëshiron t’i jepë shans Serbisë për ta kërkuar Veriun e Kosovës, dhe kështu vetë të shpëtojë nga Specialja, por gjithmonë në dëm të territorit të Kosovës ashti sikur janë marr vesh me Vuqiqin.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri thotë se kjo është edhe një lojë e presidentit, Hashim Thaçi.

“Kohëve të fundit është shumë evidente se si pas bllokimit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,në vazhdën e lojës së tij të pistë dhe konspirative, por dhe frika se nuk do të arrijë ta shpërblejë sa dhe si duhet Aleksandër Vuçiqit,siç e akuzon edhe gazeta zvicerane NZZ, dhe ai papritmas nxori nga xhepi hartën e Shqipërisë së Madhe, jo pse dëshiron të ndodhë njëmend bashkimi i shqiptarëve, por që ti jap shkas Vuçiqit që edhe ai të kërkojë bashkimin e veriut të Kosovës dhe Republika Srpskës me Serbinë dhe rrëzohet plani i kancelares Merkel”, thotë Qarri.

“Ndaj duke qenë në dijeni të faktit se Thaçi dhe Vuçiq, ka kohë që në takimet e tyre të fshehta, kanë rënë dakord për ndarjen e Kosovës,autori i shkrimit të kësaj gazete zvicerane, e ngrite çështjen e këmbimit të territoreve, duke pyetur se si do bëhet kjo, me shkopin magjik të presidentëve apo duke pyetur edhe të prekurit, gjegjësisht banorët e këtyre territoreve”, thekson Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Thaçi është i pezmatuar nga fakti se diplomacia gjermane e shpalli këmbimin e territoreve temë tabu dhe tanimë është e sigurt se në ofertë nuk është më as Asociacioni i komunave serbe.

“Prandaj sipas autorit të artikullit të NZZ, Andreas Ernst, Thaçi me deklaratat më të reja, nuk po provokon serbët, por po përpiqet ta vejë në lajthitje Brukselin dhe Berlinin, me shpresën se rastësisht, mund ti detyrojë ata që ta fusin në agjendën e tyre, qoftë edhe ndonjë pjesë,të ndonjërës nga çmenduritë e tij. Dhe kjo është pikërisht arsyeja kryesore se pse Thaçi tani nxjerri kartën e vjetër, të Shqipërisë së Madhe,në mënyrë që ta nxisë Vuçiqin që të mos e pranojë kërkesën e kancelares Merkel, për njohjen e Kosovës shtet të pa varur, por të ngulë këmbë që të marrë veriun dhe qoftë edhe në këtë mënyrë, kuislingu Hashim Thaçi te realizoi premtimin e dhënë Vuçiqit,për ndarjen e Kosovës, si metoda e vetme për ti shpëtuar ai personalisht,Gjykatës speciale’, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)