Arben Gashi shënon edhe një humbje në LDK, pëson përballë Besian Mustafës

  • 08 June 2019 - 14:34
Arben Gashi shënon edhe një humbje në LDK, pëson përballë Besian Mustafës

Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kandidat në këtë garë ka qenë edhe deputeti Arben Gashi; mirëpo delegatët e degës së katërt shumicën e votave ia kanë dhënë kryetarit tashmë të ri, Besian Mustafës.

Mustafa i ka siguruar 50 vota. Ndërsa deputeti Gashi i ka siguruar gjashtë vota më pak se kundër kandidati i tij.

Media, ka tentuar të marrë një prononcim nga Besian Mustafa dhe Arben Gashi por nuk kanë qenë të gatshëm të flasin gjatë ditës së shtunë.

(Kosova Sot Online)