Ndalohen në rrugë dhe sulmojnë një person, arrestohen

  • 08 June 2019 - 15:45
Ndalohen në rrugë dhe sulmojnë një person, arrestohen

Dy persona janë arrestuar në fshatin Bequk të Vushtrrisë, të cilët janë ndaluar në rrugë, duke sulmuar fizikisht një person, e më pas njëri prej të dyshuarve kishte shtënë në ajër me pushkë të gjuetisë të cilën e kishte pas me vete.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë për të cilën armë i dyshuari ka poseduar leje por me afat të skaduar.

Në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)