Sali Berisha: Meta shmangu konfliktin civil

  • 08 June 2019 - 20:59
Sali Berisha: Meta shmangu konfliktin civil

Vendimin e presidentit Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve e komentoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha. Ai u shpreh nga protesta e sotme e opozitës se me këtë vendim Presidenti Meta shmangu një konflikt të mundshëm civil.

“Vendim që bazohet në themelet e kushtetutshmërisë së vendit, një vendim i cili synon zgjidhjen dhe parandalimin e një konflikti të gjerë civil drejt të cilit po e çonte varrmihësi i pluralizimit politik Edvin Kristaq xhelati.

Berisha ka përjashtuar mundësinë e një dialogu me kryeministrin Edi Rama.

Berisha: Dialogu i pamundur.

(Kosova Sot Online)