Ky është çmimi i Range Rover-it të Shefit të Telekomit

  • 08 June 2019 - 21:51
Ky është çmimi i Range Rover-it të Shefit të Telekomit

I pari i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi duket se është merakli i veturave luksoze. Ai vozit një Range Rover çmimin e të cilit e ka deklaruar 17 mijë eurove.

Istrefi e ka arsyetuar blerjen e veturës Range Rover, duke thënë se i ka shitur dy automjete të mëparshme dhe ka blerë këtë të riun. Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe ka deklaruar se posedon një pasuri të paluajtshme në vlerë të 300 mijë eurove, ky hyjnë një shtëpi me truall në pronësi të prindit dhe një shtëpi me oborr në emër të Istrefit.

Të pasuria e luajtshme Istrefi ka deklaruar veturën 17 mijë euroshe dhe stoli ari të bashkëshortes së tij të cilat vlejnë 7 mijë euro. Ai ka treguar se para kesh të gatshme në institucione financiare ka gjithsejt 2 mijë e 700 euro.

Gjithashtu Kryeshefi i Telekomit ka deklaruar se ka kredi në vlerë prej 54 mijë e 820 eurove. Një pjesë të kredisë e ka në emër të përbashkët. Paga e Kryeshefit të Telekomit është 4 mijë e 453 euro ndërsa nga bizensi në Vushtrri merr 1 mijë e 500 euro.

(Kosova Sot Online)