Tregon Krasniqi: Ja kur do të futet Thaçi në listën e Gjykatës Speciale

  • 09 June 2019 - 07:45
Tregon Krasniqi:  Ja kur do të futet Thaçi në listën e Gjykatës Speciale

Analisti politik, Faik Krasniqi duke folur për “Kosova Sot Online”, ka thënë se përkundër faktit që e ka humbur besimin tek qytetarët dhe çdo takim mes presidentit Thaçi dhe atij serb Vuqiq shihet si takim me rrezik për ta vazhduar aventurën e tyre në pazarin për ndarje apo shkëmbim të territoreve në dëm të Kosovës me Serbinë, ky rrezik është tejkaluar dhe varrosur nga fuqitë e mëdha që në takimin – samitin e Berlinit.

Madje, sipas Krasniqi një opsion i tillë nuk mundë të rikthehet, edhe për çmimin që mundë të provojë ta paguaj Hashim Thaçi.

Image

“Tema e të ashtuquajturës ide korrigjimi të i kufijve, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës, dhe jo shkëmbim territoresh, ka marrë fund në Samitin e Berlinit. Atu u varros njëherë e përgjithmonë ideja e treshes Thaçi-Vuciq-Rama’, thotë me bindje të plotë analisti Faik Krasniqi.

Ai po ashtu thotë se takime e diskutime mundë të vazhdojnë akoma mes Thaçit e Vuqiqt, por rikthimi i asaj teme nuk mundë të vjen rishtas në tavolinë as nëse ndodhë zyrtarizimi i emrit të Hashim Thaçit në listën e Gjykatës Speciale, dhe përpjekja e tij eventuale për ti shpëtuar me dhënie të territorit shtetit serb.

 

“Ata mund të takohen çdo ditë, por nuk mundë të bëjnë gjë, sepse fuqitë e mëdha janë ato që vendosin, nëse lejojnë një gjë të tillë. Nëse Hashim Thaçi mendon që duke i falur territor Serbisë, mundë të shpëtojë nga Gjykata Speciale, atëherë e ka shumë gabim.

Nëse Gjykata Speciale e ka n listë për ta gjykuar, atëherë asgjë nuk mund ta shpëtojë, por nuk besoj që është në listën e tyre, jo për momentin”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)