Skandaloze, vjen ‘shuplaka’ e radhës për politikanët kosovarë

  • 09 June 2019 - 07:47
Skandaloze, vjen ‘shuplaka’ e radhës për politikanët kosovarë

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë një zonë në të cilën deri më tani Kosova nuk e ka kontrollin e plotë. Raportimet në mediet ndërkombëtare për kontrabandën e përbashkët të rrjeteve kriminale shqiptaro-serbe që zhvillohet në veri të Kosovës, ka zgjuar shqetësim të madh tek analistët e politikë dhe ekspertët e ekonomisë. Një raportim i tillë është bërë së fundi edhe nga gazeta amerikane "Foreign Policy", sipas të cilës, politikanët nga Prishtina marrin një pjesë të fitimit nga kontrabanda në veri të Kosovës.

E lidhur me këtë, njohësi i fushës së politikës dhe asaj ekonomike, Bislim Aliu, tha për “Kosova Sot Online”, se ky raportim skandaloz është edhe një tjetër shuplakë serioze për politikën e inkriminuar të Kosovës e cila përmes krimit dhe kontrabandës në veri, së bashku me elitën politike serbe në Beograd, po i japin shtytje trendëve negative të zhvillimit të vendit dhe po e mbajnë të norma alarmante edhe evazionin fiskal.

Image

“E them me keqardhje se me të drejtë nxjerr analiza të tilla edhe mediumi prestigjioz amerikan "Foreign Policy", i e përshkruan situatën që e kemi këtu, se si politikanët kosovar, marrin një pjesë të fitimit nga kontrabanda që zhvillohet në veri në veri së bashku dhe në bashkëveprim me ata serb nga Beogradi. Është një konstatim që nuk mundë ta mohon askush kur thuhet se Veriu i Kosovës, është një zonë e fitimprurëse për elitat në Prishtinë dhe Beograd, të cilat elita vetëm bëjnë shfaqje për konsum mediatik dhe të opinionit publik, kinse e urrejnë njëri tjetrin, por në fakt, vetëm e kalojnë fitimin nga një anë në anën tjetër sipas marrëveshjeve që kanë mes tyre”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Për pasojë të kësaj situatë në veri, Aliu thotë se nuk mundë të funksionon shteti dhe ligji as një pjesën qendrore të shtetit të Kosovës sepse mafia ka zgjeruar fushëveprimin e vetë në të gjitha nivelet dhe kudo.

“Ndaj për pasojë kemi që i tërë rrjeti i krimit në Veri dhe në tërë territorin e Kosovës është në duart e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale që bashkëjeton me politikën në të gjitha nivelet. Prandaj këtu përsëri duhet të vijmë tek ajo pyetja: A thua, pse për këtë, po i mbyll sytë prokuroria e shtetit, kjo prokurori e përgjumur apo e frikësuar nga krimi i organizuar. Me keqardhje e them që Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë kanë rënë krejtësisht nga provimi në luftimin e rrjeteve kriminale sidomos në në këtë 11 vjeteshin e pas pavarësisë, ndonëse drejtësi funksionale nuk kemi tash e 20 vjet, por pjesën e parë le t’ia lëmë përgjegjësinë edhe administratës ndërkombëtare”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)