Deputetja serbe me mbi 70 mijë euro në llogari

  • 09 June 2019 - 09:00
Deputetja serbe me mbi 70 mijë euro në llogari

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kanë bërë e deputetët serbë.

E  pasuria e tyre nuk del të jetë edhe e vogël.

Deputetja  nga Lista Serbe, Jelena Bontiq, është njëra nga deputetet më të pasura.

Ajo në dy llogari të ndara bankare numëron hiq më pak se 76 mijë e 676 euro.

Përveç kësaj, Bontiq posedon edhe një banesë rreth 40 metra katrorë në vlerë 20 mijë euro.

Derisa ka deklaruar se ka kredi rreth 10 mijë euro, 5 mijë prej të cilave thotë se është kredi e marrë nga bashkëshorti.

Vitin e kaluar Bontiq në llogari bankare kishte deklaruar se ka mbi 56 milionë euro.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)