George Bush i përgjigjet ftesës, tregon se a do të vijë në Kosovë

  • 09 June 2019 - 11:42
George Bush i përgjigjet ftesës, tregon se a do të vijë në Kosovë

Ish-Presidentit i ShBA-së, George W. Bush, përmes një letre drejtuar kryetarit të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka njoftuar se nuk do të mund të vijë në Kosovë.

Kjo si përgjigjeje ndaj ftesës së këtij të fundit.

Megjithatë Bush, sipas njoftimit nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka falënderuar Rexhepin për ftesën. 

“Ftesa e juaj e matur paraqet një mundësi kuptimplotë, fatkeqësisht, orari i presidentit George W. Bush nuk do të lejojë asnjë angazhim shtesë dhe se ne e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. Presidenti Bush ju falënderon për interesin tuaj dhe ju dëshiron gjitha të mira”, thuhet në letrën e Zyrës së Presidentit amerikan.

(Kosova Sot Online)