Po udhëtonte me autobus, vdes udhëtari në Gllogoc të Komoranit

  • 09 June 2019 - 14:54
Po udhëtonte me autobus, vdes udhëtari në Gllogoc të Komoranit

Gjatë ditës së djeshme në një autobus në Gllogov të Komoranit një person është alivanosur. Personi në fjalë është ndihmuar nga udhëtarët , por ai pas dërgimit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas kësaj të fundit, ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e këtij personi. 

“Viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke udhëtuar me autobus, papritmas është alivanosur. Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

(Kosova Sot Online)