Ja kush e thotë se Presidenti shpejt përfundon në Burgun e Sigurisë së Lartë

  • 09 June 2019 - 15:28
Ja kush e thotë se Presidenti shpejt përfundon në Burgun e Sigurisë së Lartë

Xhelal Sveçla, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar se Hashim Thaçi shpejt mund të përfundojë në Dyzë, aty ku është burgu më i sigurt në Kosovë.

Këtë koment, ai e ka bërë pasi Hashim Thaçi paralajmëroi se do të largohet nga politika nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, ku presidenti do të votohej prej popullit.

“Kështu thotë Hashimi, por edhe ai e di që të ardhmen e tij shumë shpejt do ta përcaktoj drejtësia! Ky edhe mund të vazhdoj të merret me politikë, por është çështje plotësisht administrative nga cili pavion a kat i Gërdocit”, ka shkruar Sveçla.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të largohet nga politika. Pavarësisht këtyre deklaratave, ai vazhdon të mbaj nën kontroll një pjesë të PDK’së, përfshirë disa deputetë nga Drenica.

Thaçi është në pushtet prej përfundimit të luftës, në një apo formë tjetër. PDK kontrollon ndërmarrjet publike dhe të gjitha institucionet e drejtësisë e sigurisë.

Image

(Kosova Sot Online)