Akuza serioze për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

  • 09 June 2019 - 17:49
Akuza serioze për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi vizitës së fundit në Gjermani dhe takimit me kancelaren, Angela Merkel, deklaroi se tema e ndryshimit të kufijve është temë e mbyllur dhe vdekur.

Por sipas analistit politik, Blerim Burjani, deklarata e Haradinajt është më shumë shërben për konsum të brendshëm politik.

Sipas tij, akoma nuk është saktësuar gjithçka sa i takon vazhdimit të bisedimeve me Serbinë, pasi sipas Burjanit, nuk është faktorizuar akoma Kosova deri në atë masë sa që të imponon projektin dhe agjendën e temave të bisedimeve.

“Ndryshe këto deklarimet populiste të kryeministrit janë vetëm një sulm i drejtpërdrejtë elektoral i kryeministrit kundër presidentit, i cili tashmë e ka hapur lojën me karta në dy drejtime, marrëveshje me Serbin me korrigjim kufijsh por edhe gjoja bashkim më Shqipërinë, që gjithashtu edhe ai po i përdorë të dyja për kartë elektorale”.

Image
Blerim Burjani

“Unë mendoj që kryeministri Haradinaj është shkurt pamës në politik, nuk është ky njeri për politik. Po e them këtë sepse fatkeqësisht të gjithë jemi dëshmitar, për aq sa jemi të informuar, se akoma të gjitha opsionet janë në lojë. Pra, për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë ka shume opsione që po përmenden, prandaj në diplomaci dhe në politikë duhet qenë i gatshëm për tu ballafaquar një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët dhe jo të qiten pika e vija të pa kalueshme si proces i bllokimit të bisedimeve”, tha Burjani për “Kosova Sot Online.”

Më tej, ai thotë se derisa kemi imponim të një procesi të negociatave për zgjidhjen e problemit që ekziston mes dy vendeve, problem me të cilin do të ballafaqohej edhe opozita e tanishme nëse do të ishte në pushtet, atëherë spektri politik vendor duhet të jetë më i bashkuar për të gjetur zgjidhjen e mesit të artë nga e cila nuk do të humbte Kosova por nuk do të kënaqej ashtu si po pretendon as Serbia. 

“Politika kosovare duhet të jetë e bashkuar për të gjetur një zgjidhje që do ti pajtonte palët, megjithëse opsionet janë të hapura në të gjitha variantet. Opsione nuk janë lojë, prandaj nuk do të thotë se është bërë zgjidhja nëse vjen në shprehje një opsion dëmtues për shtetin, duhet punuar dhe zgjedhur atë më të dobishmin, që është më pak i dëmshëm atë më të dobishëm apo me pak të dëmshëm, sepse procesi i dialogut duhet të vazhdon, gjithsesi dhe zgjidhje duhet të ketë për tu zhbllokuar të gjitha zhvillimet tjera që kanë bllokuar dhe po i bëjnë të stagnojnë të dyja vendet edhe në procesin e reformave evropiane”, deklaroi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, me disa deklarata populiste edhe nga kryeministri edhe nga presidenti ka tendenca që të mbulohen skandalet e fundit të cilat kanë ndodhur në shtetin tonë e që ndërlidhen me ikjen e qytetarëve, problemet serioze me mos funksionim të rendit e ligjit, skandalet e hajnisë dhe fajdeve e shumë të zeza të tjera që po mundohen të mbulohen duke e mbajtur në top agjendë çështjen e bisedimeve me Serbinë.

(Kosova Sot Online)