Tregon ish deputeti: Ja kush janë shërbëtorët e Hashim Thaçit në Samitin e Parisit që...

  • 10 June 2019 - 07:40
Tregon ish deputeti: Ja kush janë shërbëtorët e Hashim Thaçit në Samitin e Parisit që...

Analistët politikë dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend, thotë se ekipi i ashtuquajtur negociator i udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, po mbeten vetëm një dekor në bisht të Hashim Thaçit që nuk pyetet për asgjë por shkojnë mbrapa tij si krushqi vetëm për të zhvatur mëditje nga buxheti i shtetit.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe ish zv. Kryeministër nga radhët e LDK-së në koalicionin LDK- AAK, Adem Salihaj, thotë se edhe në samitin e Parisit pavarësisht përbërjes së delegacionit mund priten zhvillime befasuese, pasi sipas tij rreziku që paraqet në krye të delegacionit Hashim Thaçi është gjithnjë e më i madh.

Image

“Samiti i Parisit mund të bart në vete situata të pa parashikueshme dhe të rrezikshme për Kosovën. Pjesëmarrja në këtë samit e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit, tregon për tendencën për t'i dhënë rëndësi shqetësuese këtij samiti. Pjesëmarrja e dy bashkëkryesuesve të të ashtuquajturit ekip negociator nuk do të thotë asgjë, sepse ata nuk do të kenë kurrfarë roli në këtë samit, ndoshta vetëm që t'ua mbajnë çantat këtyre shefave”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Salihajt, përveç treshes së parë të krerëve të shtetit, të tjerët janë vetë tepricë teknologjike dhe shkojnë si në ekskursion.

“Ata po shkojnë si "Muça mas dainjve", pa pasur asnjë rol. Megjithatë, ata mund te jenë të kënaqur që janë aty dhe të duken sikur po merren me çështje të mëdha. I gjithë problemi qëndron ne faktin se udhëheqës i të gjithëve dhe krye negociator është Thaçi, ndërsa ai është në anën e Serbisë dhe opsioni i tij është copëtimi i Kosovës. Derisa Thaçi është në këtë rol, rreziku për Kosovën është shumë i madh”, theksoi Salihaj për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online )