“Trekëndëshi famëkeq”, vjen alarmi i rëndë për Kosovën

  • 10 June 2019 - 07:43
“Trekëndëshi famëkeq”, vjen alarmi i rëndë për Kosovën

Varganit të diplomatëve me ndikim ndërkombëtarë që po e kundërshtojnë fuqishëm idenë e korrigjimit të kufijve me Kosovës dhe Serbisë, i është bashkuar së fundi edhe ish-diplomati Frank Ëisner, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në fillim të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë periudhës përgatitore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Duke parë kundërshtimin edhe nga Wisner , analistët politike thonë se tanimë dita ditës po bie në ujë pazari Thaçi-Vuqiq me UDB-ashët e tyre. Ata thonë se pazaret e territoreve për qëllime personale nuk do të lejohen nga SHBA-ja, ndonëse rreziku nuk është i kaluar derisa Hashim Thaçi është duke i prirë këtij procesi.

Image

Analisti politik, Florim Zeqa ka thënë për “Kosova Sot Online”, se kundërshtimi edhe nga Wisner dëshmon se gjithnjë e më tepër se është duke u kundërshtuar ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan, dhe kjo nuk duhet lejuar.

“Reagimi i ish-diplomatit Frank Wisner dhe ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën, se nuk ka mbështetje të mjaftueshme të publikut dhe politike në Kosovë dhe Serbi për një zgjidhje me korrigjim të kufirit, paraqet goditjen e radhës për Hashim Thaçin. Këshilla e amerikanit Visner "që ne vend të negociatave politike të nivelit të lartë për statusin, palët të përqendrohen në çështjet themelore të progresit dhe zhvillimit ekonomik", përvese e logjikshme është edhe ide pragmatike”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

“Bazuar në kundërshtimet e fuqishme të zyrtarëve perëndimorë, duket se po bie në ujë përfundimisht pazari Thaçi-Vuqiq me UDB-ashat e tyre, pasi që pazaret e territoreve për qëllime personale nuk do të lejohen nga SHBA-ja dhe shtetet më të fuqishme të bashkimit evropian”.

Megjithatë, Zeqa thotë se akoma nuk ka vend për relaksim, për shkak se para samitit të Parisit, për ta arsyetuar idenë korrigjimit të kufijve, Thaçi dhe Vuqiq mund të përgatisin skenarë të tjerë për destabilizim të situatës në veri të vendit.

“Për shkak se takimet dhe kontaktet sekrete të Thaçit me Vucicin larg syve të publikut dhe koketimet e Thaçit me Edi Ramen mund të prodhojnë efekte destabilizuese dhe zhvillime të paparashikuara në pjesën veriore të vendit. Kështu, përderisa të funksionoj trekëndëshi Beograd-Tiranë-Prishtinë, gjegjësisht Vuqiq-Rama-Thaçi, nuk mund të themi se ka dështuar përfundimisht plani i tyre për ndarje”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, pa thyerjen e trekëndëshit famëkeq, jo vetëm që nuk do të ketë perspektivë të qartë zhvillimore për vendin, por do të kemi rrezik permanent për destabilizim dhe konflikt ndëretnik.

“Kundërshtimi i idesë së ndarjes dhe izolimi i vazhdueshëm ndërkombëtar i Thaçit, duhet të jenë alarm për qytetarët, për largimin sa më parë të Thaçit dhe politikanëve të inkriminuar. Në të kundërtën, "status quo"-n dhe rrezikun për ndarje do i kemi prezent në çdo ditë e në çdo orë”, theksoi analisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)