Vjen akuza e radhës: Skandaloze, kështu Kosova po ia fal 40 miliardë euro Serbisë

  • 10 June 2019 - 07:50
Vjen akuza e radhës: Skandaloze, kështu Kosova po ia fal 40 miliardë euro Serbisë

Derisa nga krerët e institucioneve të shtetit vazhdimisht flasin se si të arrihet një marrëveshje me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve, sipas analistë politikë në vend, Hashim Thaçi po bën pazar me me territorin e Kosovës, për të shpëtuar disi nga Gjykata Speciale.

Analistët thotë se politikanët kosovarë, duket se kanë harrur krimet serbe, si pozita edhe opozita, dhe nuk e kanë bërë kusht për vazhdimin e dialogut me Serbinë, pa e detyruar Serbinë te kompensoj dëmet e luftës.

Image

Sipas profesorit të së drejtës, Muhamet Kelmendi, në këtë lojë është përshirë tani edhe drejtësia kosovare, e dirigjuar nga politika e inkriminuar, e cila ka refuzuar ta adresoj çështjen e kompensimit të dëmeve të shumta që iu bënë qytetareve dhe bizneseve nga regjimi gjenocidial serb,por edhe të gjithë të tjerëve që ngritën padi në Gjykatë, duke mbajtur kështu krahun Serbisë fashiste që na dogji, na vrau e shkatërroi në masë, të cilës Serbi, sipas Kelmendit presidenti Hashim Thaçi & Co po insiston t`ia falin edhe 1/3 e territorit të Kosovës.

“Është shumë e pa drejtë kjo që po ndodhë me mos adresimin e krimeve dhe dëmeve të luftës nga institucionet e shtetit të Kosovës, për dy dekada, e sidomos tani pas shpalljes së pavarësisë. Gjykatat vendore kanë bërë një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut për të gjitha ato raste që i kanë refuzuar dhe i kanë cilësuara si pa lejuara, padi këto të ushtruara për dëmet e luftës kundër Serbisë. E tani po shihet që për të realizuar këtë të drejtë shoqata për dëmet e luftës po i drejtohet në disa raste edhe Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prof. Kelmendi mendon se edhe tani rastet e adresuara në Gjykatën Kushtetuese mundë të kenë të njëjtën përgjigje ngase në kohën e krijimit të saj, ishte gjykatë partiake dhe tërë anëtarët e saj, sikur që dihet, vijnë nga të afërmit e PDK-së dhe të LDK-s, dhe këtë përbërje po e ruan edhe tani.

Prandaj Kelmendi nuk sheh shpresë që deponimi i ankesave për dëmet e luftës që po dorëzohen në gjykatën Kushtetuese do të merr përgjigje në favor të qytetareve, sepse ndikimi i politikës është mbi të gjitha.

“Duhet domosdo të përmendin vendimet mbi refuzimin e padive të qytetarëve për dëmet materiale dhe morale që shteti kriminal serb i beri dhe qe shifra e përbashkët arrin deri ne 40 miliardë euro. Nuk kemi vendime as të kësaj gjykate edhe për pensionet e grabitura, as për dokumentet e konfiskuara dhe as për veprat e shumta gjenocidiale të bëra në Kosovë”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online’.

Për fund, Kelmendi ka thënë se është për të ardhur keq kur e sheh një Gjykatë të kapur dhe tipike anti shtetërore e cila me asgjë nuk ka mundësi që të identifikohet për drejtësi në interes të shtetit dhe të qytetarit por vetëm të klientelës politike dhe antishtetërore.

(Kosova Sot Online)