Ish agjenti i SHIK-ut i përmend me emra: Ja kush duhet të shkojë në burg për...

  • 10 June 2019 - 07:53
Ish agjenti i SHIK-ut i përmend me emra: Ja kush duhet të shkojë në burg për...

Në Kosovë kohëve të fundit, pothuajse çdo ditë ambasadorët e vendeve ndërkombëtare po drejtojnë kritika dhe akuza ndaj klasës politike dhe institucioneve të drejtësisë për dështimin e tyre ne luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një reagim të ashpër së fundi e kishte edhe ambasadori britanik Ruari O’Connell, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ku ka denoncuar mungesën e rezultatit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Image

Lidhur me këtë adresim të radhës nga z. O’Connelli, ka reaguar njohësi i fushës së sigurisë dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

“Edhe të verbëtit e din në Kosovë se politika, krimi dhe organet e ligjit, si gjyqësia, prokuroria, policia hetuese,dhe inteligjenca janë vetëm lodra dhe kukulla të politikanëve të korruptuar dhe klaneve të mafies politike që njëkohësisht janë edhe kumbarët e mafies, nëntokës e krimit të organizuar.

E nëse dikujt i intereson herët apo vonë për të bërë rend dhe zbatim korrekt të ligj në Kosovë, së pari duhet ti dërgon në burg shumicën e prokurorëve special, dhe gjyqtarëve të të gjitha gjykatave, duhet po ashtu të pastrohet edhe policia hetuese dhe AKI nga njerëzit e nëntokës, nga njerëzit e BOSSAVE politiko mafioza. Vetëm kur të pastrohen këto institucione të zbatimit të ligjit do të fillojnë të duken menjëherë edhe rezultatet e para pozitive”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, nga momenti që pastrohet drejtësia, atëherë mundë të fillohet edhe me pastrimin e politikës dhe atë duke kapur e dërguar në burg kokat kryesore të korrupsionit që kanë penguar shtetin ligjor për këto dy dekada.

“Pasi të pastrohen organet ligj zbatuese, nga krimi i organizuar, e dalë ngadalë do të pastrohet pastaj edhe politika nga mafijozët politik si të tipave Thaçi, Veseli, Lushtaku, Mustafa, Grabovci, Haradinaj, Limaj, Pacolli, Hoxhaj, Zharku, Beqaj, Lekaj, sepse pas tyre do të binin me ta edhe oligarkët e tyre që kontrollojnë menaxhojnë dhe keqpërdorin me mbi 90% të pasurisë të shtetit të Kosovës për interesa vetëm të vetat dhe të bosave, të padronëve të tyre politik, duke mos e qarë kokën për pozitën e rëndë ekonomike,politike, sociale,arsimore e shëndetësore të shumicës së qytetarëve të Kosovës”, përfundoi ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)